Vazhdon takimi i 4 grupeve të punës, ende s’ka afrim të qëndrimeve për ligjin e medias

Maqedonia

Vazhdon takimi i 4 grupeve të punës, ende s’ka afrim të qëndrimeve për ligjin e medias

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 19:48

Pas një pauze filloi takimi i grupeve të punës së katër partive politike me negociatorin Peter Van Hojte. Për dallim ga ditët tjera, ndërmjetësi evropian nuk bëri prononcime për mediat. Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së theksoi se në tryezën e sotme do të nxjerrë ligjet e shteteve të BE-së mbi çështjen e medias.

“Unë sot i kam sjellë të gjitha ligjet për media që ekzistojnë në Unionin Evropian, do ti shpalos në tavolinë, dhe do ti lus përfaqësuesit e LSDM dhe të gjithë të tjerët që jan të interesuar do ti lus që ta zgjidhin cilin do ligj“, tha Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.

Robert Popovski nga LSDM theksoi se këmbëngulin në kërkresat e tyre të cilat janë propozuar në parim me ato të diplomatit belg Van Hojte, njofton Tv21.

“Qendrimi i ynë është i qartë dhe preciz, ne kemi propozuar ligj në të cilën i kemi definuar edhe një her pozitat tona, ajo bazohet në propozimin e faktorit ndërkombëtar i cili pajtohet në shumë pika me mendimin e opoztës por edhe me një përqindje të madhe të fjalës gazetareske“, theksoi Popovski.

Takimi vazhdon në klubin e deputetëve me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve nga grupet e punës së katër partive më të mëdha. Tash për tash, nuk ka shenja për një arritje të shpejtë të një marrëveshjeje për ligjin e medias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat