Në Koçanë janë regjistruar tre raste të reja të HIV/SIDA

Maqedonia

Në Koçanë janë regjistruar tre raste të reja të HIV/SIDA

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:55

Qendra e shëndetit publik në Kocanë sot në suaza të shënimit të Ditës së luftës kundër HIV-SIDA, informoi se në komunë janë regjistruar raste të reja të sëmurëve nga HIV-SIDA.


“Tre raste të reja të HIV SIDA virusit janë zbuluar në nëntor. Bëhet fjalë për dy meshkuj të moshës nga 20 deri në 30 vjet dhe një vajë”, deklaroi për Mia, Natka Karanfilova, epidemiolog në Qendrën për Shëndetin Publik në Kocanë.
Përndryshe, edhe në Berovë është regjistruar një person me virusin HIV SIDA. Në komunën e Vinicës deri më tani nuk është evidentuar ndonjë rast e të sëmurëve me këtë virus, ndërsa situata po ndiqet me vëmendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat