Parlamenti i Maqedonisë do ta mbajë seancën e 74-të

Maqedonia

Parlamenti i Maqedonisë do ta mbajë seancën e 74-të

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:16

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim ligjet për ndryshim të ligjeve për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, sigurimi pensional dhe invalidor, për sigurim shëndetësor, për siguri të ushqimit, për libra për arsimin fillor dhe të mesëm, të Ligjit për menaxhim me kriza…, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të seancës janë edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për libra për arsim fillor dhe të mesëm në lexim të parë.

Kuvendi i Maqedonisë duhet të debatojë edhe për Propozim ligjin për amnisti, të parashtruar nga deputetët Pavle Trajanov, Liljana Popovska, Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015, Informacioni i 26-të për ndotje enorme të ambientit në Republikën e Maqedonisë të parashtruar nga shumë deputetë.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxitje dhe mbrojtje të përbashkët të investimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat