Shpërblehen ueb faqet më të mira të shkollave, asnjë shkollë shqipe

Maqedonia

Shpërblehen ueb faqet më të mira të shkollave, asnjë shkollë shqipe

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:08

Në kuadër të projektit “ueb faqja më e mirë shkollore” u shpërblyen dy nga shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë me ueb-faqen më të mirë zyrtare të krijuar nga vetë nxënësit e shkollave përkatëse. Projekti nuk ka shpërblyer asnjë shkollë shqipe dhe nuk dihet nëse ka pasur të tilla në konkurs.

Anëtarët e jurisë kanë qenë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administrimit, Zyra për Zhvillimin e Arsimit dhe Fakulteti i Shkencave Informatike, Kompjuterike dhe Inxhinierisë nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodijë. Projekti ka filluar vitin e kaluar dhe ka për qëllim që të nxisë kreativitetin dhe shpirtin konkurrues të nxënësve.

Kriteret e përzgjedhjes kanë qenë që ueb-faqja të punohet nga vetë nxënësit nën udhëheqjen e një mësimdhënësi, dizajni i faqes, kualitet i përmbajtjes, origjinaliteti, etj.

Në konkurs kanë marrë pjesë 17 shkolla, gjegjësisht 10 shkolla të mesme dhe 7 shkolla fillore.

Shkollat fituese ishin:

Nga shkollat fillore: “Koço Racin” – Kumanovë,

Nga shkollat e mesme: “Gjorçe Petrov” – Kriva Pallankë.

Shpërblimet u shpërndanë nga zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat