Avokati i popullit viziton kampin e refugjatëve në Gjevgjeli

Maqedonia

Avokati i popullit viziton kampin e refugjatëve në Gjevgjeli

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:34

Ixhet Memeti, Avokati i Popullit në Maqedoni, së bashku me ombudsmanin e Austrisë, Gertrude Brinek dhe përfaqësuesin e Zyrës së komesariatit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara në Shkup (UNHCR) Mohamed Arif, sot, 30.11.2015 do ta vizitojnë kampin e refugjatëve “Vinojug” ­ Gjevgjeli.

Qëllimi i vizitës është konfirmimi i kushteve dhe trajtimi i migrantëve dhe refugjatëve. Ai më parë ka qortuar vendimin qeveritar për selektim të refugjatëve, pasi kjo nuk është konform rregullave të të drejtave të njeriut./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat