QMSH-ja jep alarm për vërshime të reja!

Maqedonia

QMSH-ja jep alarm për vërshime të reja!

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:39

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut Institucionet relevante i ndjekin nga afër nivelet e lumenjve Vardar, Cërna Reka, Radika, Bregallnica dhe Pçinja. Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim (QMSH) pikërisht këta lumenj i ka identifikuar si kritike, por tani për tani nuk ka rrezik për dalje nga shtrati.

Nga Shërbimi Hidrometeorologjik thonë se një përzierje e shiut dhe borës po bie në Tetovë, Gostivar dhe Shkup. Më shumë shi ka rënë në pjesën juglindore të vendit.

“Reshje do të ketë gjatë tërë ditës dhe natës. Intensiteti do të dobësohet. Shi do të ketë edhe nesër, por me intensitet më të ulët,” u shpreh Lençe Rizova, sinoptikane.

Stabilizim të motit do të ketë nga e diela në mbrëmje. Ndërsa të hënën, sipas sinoptikëve do të ketë mot të qëndrueshëm me temperatura më të larta ditore, si dhe temperatura të ulëta nën zero në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat