Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit 12 aksidente dhe 9 persona të lënduar

Maqedonia

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit 12 aksidente dhe 9 persona të lënduar

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 10:19

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidenteve. Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik vozitës, dy bashkëudhëtarë, tre këmbësorë, një biçikletist dhe një vozitës i mopedit.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore. Fatkeqësia ka ndodhur në orën 7 e 50 minuta në bulevardin “Jane Sandanski” përballë QT “Tri biseri” mes dy autobusëve, të drejtuara nga qytetarë të Shkupit. Si pasojë e fatkeqësisë lëndime të rënda trupore kanë marrë tre udhëtarë në autobus, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë dy drejtuesit e autobusëve dhe 10 udhëtarë në autobus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat