Edhe komunat rurale ka mundësi të ndërtohen banesa sociale

Maqedonia

Edhe komunat rurale ka mundësi të ndërtohen banesa sociale

Nga: Hazbi Idrizi Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 07:42

Mund të them diçka në këtë hapësirë, diçka që edhe unë nuk kam pasur njohuri, por tani arrita që ta kuptoj një ngjarje interesante. Konkretisht, është një e drejtë qytetare që me kohë ka mund të shfrytëzohet.Pikërisht fjala është për banesat sociale. Ekziston si e drejtë gjithandej Maqedonisë, por këtë mundësi ligjore nuk kanë mund ta shfrytëzojnë komunat rurale.Kjo ka qenë përherë e mundur, por është dashur që të përpilohen planet urbanistike.

Plani urbanistik duhet të jetë i dedikuar, konkretisht ta zëmë në Drenovec bëhet një plan urbanistik i detajuar dhe i dedikuar.Do të thotë, në atë pjesë mund të bëhen banesa sociale.Këtë punë shteti e ka për obligim që ta mbykqyr dhe këtyre kërkesave t'ju përgjigjet pozitivisht.

Nga këto punë sigurisht se nuk përjashtohen edhe qendrat rurale.

Atje ku ka mundësi që komuna të bëjë planifikimin për këtë çështje, shteti e ka për obligim që të ngrit, gjëgjësisht të ndërtoj banesa sociale.

Këtë punë nuk e kam pas të njohur.Kjo punë ka qenë me ligj e definuar, por tani e tutje ju bëjë me dije qytetarëve që ne do të bëjmë përpjekje, do të senzibilizohemi si komuna që edhe këtë të drejtë qytetarët të mund ta shfrytëzojnë.

*Tatimi dhe takstat e ndryshme, të cilat duhet t'i paguajnë qytetarët është punë e njohur. Nëse komunat i kanë marrë obligimet nga viti 2005 e këndej, me decentralizimin fiskal na paraqitet një situatë që vendimet për tatimin në pronë që e kemi marrë nga të hyrat publike datojnë më herët (2000, 2001, …) kështuqë do ta shohim mundësinë të dal me një propozim para Këshillit Komunal të Komunës së Bogovinës dhe të them që të mundohemi që ta shlyejmë borxhin e qytetarëve deri në vitin 2005. Ka mundësi të këtilla. Për ndryshe me këtë gjendje që është komuna sot nuk mund të bëj shlyerje të borxheve pa një vendim paraprak të Këshillit komunal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat