Lëvizja BESA: Takim me përfaqësuesit e lartë të ambasadës britanike në Shkup

Maqedonia

Lëvizja BESA: Takim me përfaqësuesit e lartë të ambasadës britanike në Shkup

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:16

Sot, në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup ishte për vizitë zëvendës-ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, z. Paul Edwards, dhe znj. Mia Marzouk, nga Ministria e Jashtme të B. së Madhe, ku u pritën nga anëtarët e Trupit Koordinues të Lëvizjes, Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend, si dhe për idetë e fundit të prezantuara nga BESA, që kryesisht kishin të bëjnë me Këshillin Mbipartiak.

Lëvizja BESA në këtë takim theksoi domosdoshmërinë e kthimit të sundimit të ligjit dhe të drejtës në Maqedoni, u sqarua koncepti i politikëbërjes së Lëvizjes, si dhe nevoja për përfshirjen e sa më shumë personave pa hipoteka në jetën politike për një të ardhme të sigurt dhe stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat