Thaçi: LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk dallojnë, kanë të njëjtën politikë

Maqedonia

Thaçi: LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk dallojnë, kanë të njëjtën politikë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:12

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi nuk sheh dallim prej LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së në raport me Shqiptarët.

Ai thotë se LSDM vetëm manipulon disa shqiptarë , që më pas të vazhdojë me politikat e vjetra.

Doni të ju them hapur, VMRO-ja ka politikë nacionaliste dhe e kemi përballë , ndërsa LSDM-ja e ka të njëjtën politikë por vetëm pas shpine hynë dhe mundohet që ti përdorë disa shqiptarë që të legjitimohet ajo politikë’’, tha Menduh Thaçi Kryetari i PDSH-së, në emisionin debativ “Click plus”.

Kryetari Thaçi edhe një herë kërkoi mbështetje e shqiptarëve, për siç thotë ai, ti del përballë VMRO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat