Fushatë kundër Zaevit, Fërçkovskit dhe Geroskit!

Maqedonia

Fushatë kundër Zaevit, Fërçkovskit dhe Geroskit!

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:07

Nëpër Maqedoni këto ditë janë shpërndarë disa plakata me imazhet e drejtorit të Plusinfo dhe SlobodenPecat, Branko Geroski, profesorit Lubomir Fërçkoskit dhe liderit të LSDM, Zoran Zaev.

Në këto pllakata është shënuar se këta të tre kërkojnë federalizimin e Maqedonisë por nuk ka ndonjë logo apo nënshkrim se nga kush është porositur kjo moto e tyre.

Nga MPB akoma nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim se kush po e vë në pyetje sigurinë e këtyre tre shtetasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat