Hapet fabrikë për kroasanë në zonën industriale të Ilindenit

Maqedonia

Hapet fabrikë për kroasanë në zonën industriale të Ilindenit

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:21

Në Maqedoni prej sot do ketë një frabrikë të re, që do prodhojë kroasanë. Kjo fabrikë e inicuar nga "Grand ­ Eksport Shkup" e ka bërë hapjen në zonën industriale të Ilindenit. Në hapje do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

"Grand ­ Eksport Shkup" është kompani distribuuese e pranishme në tregun vendor për 24 vjet, e
cila tani është duke hapur fabrikë të re për prodhimin e kroasanëve.

Bëhet fjalë për investim privat vendor me vlerë prej 6,5 milionë eurove. Fabrika është ndërtuar në hapësirë prej 6 mijë metra katrorë dhe në të janë implementuar pajisjet dhe teknologjia më bashkëkohore.

Me hapjen e fabrikës numri i përgjithshëm i punësimeve në kompani do të jetë 200 persona./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat