Seanca të tre komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:11

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave janë propozim – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronë shtetërore, të Ligjit për tokë bujqësore dhe të Ligjit për kullotat, të gjitha në lexim të dytë.

Do të shqyrtohet edhe Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015, në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

Anëtarët e Komisionit Ligjdhënës-juridik do të diskutojnë për propozim – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronë shtetërore, të Ligjit për tokë bujqësore, të Ligjit për kullota, të Ligjit për disiplinë financiare, të gjitha në lexim të dytë. Në rend dite janë edhe Ligjet për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm dhe ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, në lexim të parë si dhe propozim – ligjet për probacion dhe amnisti, në lexim të parë.

Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e kodit penal, propozim – ligjet për probacion dhe amnisti, në lexim të parë, janë në agjendën e seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat