Llabunishti kremton festat e Nëntorit

Maqedonia

Llabunishti kremton festat e Nëntorit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:48

Në prani të banorëve të Llabunishtit, nën organizimin e Shkollës Fillore "Murat Llabunishti" u festua për ditën e alfabetit shqip dhe flamurit kombëtar.
Gjatë kremtimit u interpretuan pika të ndryshme muzikore dhe poetike me motive kombëtare nga filloristët e Llabunishtit.

Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela i cili mes tjerash tha:
" Perspektiva e shqiptarëve është e shëndritshme dhe për këtë na bindin këta fëmijë që e flasin shqipen më mirë se çdo shqiptar në Maqedoni. Ju falenderoj nga zemra dhe j'ua uroj të gjithëve festat e nëntorit"
Programi vazhdoi me interpretime të shumta nga voglushët e Llabunishtit, të cilët e dhanë urimin më të mirë të këtyre festave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat