Kumanovë: 11 vetura në flakë, arrestohet i dyshuari

Maqedonia

Kumanovë: 11 vetura në flakë, arrestohet i dyshuari

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 20:46

Banorët e Kumanovës përjetuan akte vandale dhe piromane, me ç’rast 11 makina u përfshinë në flakë. Gjithçka kishte ndodhur mbrëmë gjysmë ore para mesnate, kur makinat u përfshinë në flakë në katër lokacione të ndryshme të qytetit.Policia ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar, por ndërkohë po vijojnë hetimet.Zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë, Valentina Nikollovska theksoi se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të këtyre akteve vandale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat