Ushtarët ndërpresin grevën, iu premtohen ndryshime ligjore

Maqedonia

Ushtarët ndërpresin grevën, iu premtohen ndryshime ligjore

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:42

Ushtarët profesionist pas 9 ditësh e ndërprenë grevën e urisë, ndërsa do të vazhdojnë të qëndrojnë në tendat e tyre të vendosura përpara Kuvendit derisa nuk iu plotësohen kërkesat për punësim në ARM. Vendimin për ndërprerjen e grevës ushtarët profesionist e morën pas premtimit të kryetares së partisë Ripërtëritja Demokratike Liljana Popovska se nismën për ndryshime në Ligjin për shërbim në ARM do ta paraqesë në Kuvend.
“Unë e përkrahë këtë nismë pasi vlerësoj se është e padrejtë që ushtarët që kanë luftuar për sigurinë e Maqedonisë dhe qytetarëve tanë të mbeten në rrugë. Ai ishte një ligj i keq, për këtë unë kam luftuar vite me radhë, disa nga ushtarët janë të njoftuar edhe me disa nisma të mia të propozuara para disa viteve, diçka u realizua. Çështja e një pjese të ushtarëve profesionistë u rregullua, por u bënë lëshime edhe herën e parë gjatë miratimit të ligjit dhe kjo situatë vazhdon akoma”, tha Liljana Popovska, kryetare e partisë Ripërtëritja Demokratike.
“Pasi Liljana Popovska na premtoi se do ta paraqesë nismën tonë në Kuvend, do ta përkrahë atë dhe do ta dorëzojë deri tek deputetët për debat, unë deklarojë se nga sot ne ndërpresim grevën e urisë, por prania jonë këtu mbetet deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit tonë”, theksoi Marjanço Gurbanski, ushtar profesionist.
Plotësimi i Ligjit për Shërbim në Armatën e Maqedonisë parasheh që të gjithë ushtarët profesionist, të cilët i plotësojnë kushtet, të mbeten në shërbim, përkatësisht të marrin vendime pune. Bëhet fjalë për 100 ish ushtarë të cilët mbetën pa punë gjatë periudhës para se të miratoheshin ndryshimet ligjore kur edhe u lejua që ushtarët profesionist të mund të jenë të angazhuar deri në moshën 45 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat