Fjalimi i Gjorgji Ivanovit me rastin e 11 Tetorit

Maqedonia

Fjalimi i Gjorgji Ivanovit me rastin e 11 Tetorit

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 15:02

Me rastin e festës kombëtare në Maqedoni, 11 Tetorit, Dita e Kryengritjes Konbëtare, Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, iu është drejtuar më një urim qytetarëve të Maqedonisë.

"Duke e shënuar këtë datë të rëndësishme nga historia më e re e Maqedonisë u japim nderime të gjithë pjesëmarrësve në Luftën nacional¬çlirimtare e cila e simolizon papreklshmërinë e shtetit tonë dhe synimin shekullor për liri. Në Prilep dhe Kumanovë filloi lufta e gjyshërve dhe baballarëve tanë, mbështetës të veprave të ilindenasve të famshëm, të cilët me veprat e tyre na lanë për obligim dhe amanet për ruajtjen e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë e lagur në gjakun e heronjve të rënë", thotë presidenti Ivanov.

Ai më pas foli edhe për bashkëjetesën e domosdoshme mes të gjitha etnive në vend.

"Tradita jonë për bashkëjetesë është arma jonë më e mirë në luftën për shtet të suksesshëm dhe prosperues. Për këtë arsye ju bëjë thirrje që të gjithë së bashku, të unitetshëm, ta ndërotjmë Republikën e Maqedonisë si pjesë të familjes së madhe civilizuese evropiane dhe botërore të cilët natyrshëm i përkasim dhe ku e shohim ardhmërinë tonë", thekson presidenti Ivanov në urimin me rastin e 11 Tetori. Përndryshe festa e 11 Tetorit më shumë ka të bëjë me luftën e partizanëve kundër fashistëve gjermanë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat