VMRO-DPMNE: Jemi të gatshëm për biseda

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Jemi të gatshëm për biseda

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:34

VMRO-DPMNE-ja është e gatshme për vazhdim të bisedave për ndryshimet e ligjislacionit zgjedhor, ndërsa çështjet më kontektuese janë votimi në KSHZ, lista zgjedhore dhe votimi i diasporës.

Gjatë negociatave të mbrëmshme për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, edhe pse pritej, nuk ishte arritur marrëveshje mes katër partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor. Në takime marrin pjesë edhe ambasadorët Aivo Orav dhe Xhes Bejli, ndërsa mbahen me ndërmjetësim të ekspertit nga Belgjika Piter Vanhaute.

VMRO-DPMNE konsideron se duhet të mbahet modeli i përhershëm për votim të diasporës, derisa LSDM ka propozuar koncept që të mos ketë deputetë nga diaspora, duke kërkuar konsenzus prej 90 për qind.

Dimovski tha se VMRO-DPMNE në lidhje me Listën zgjedhore e ka pranuar propozimin e LSDM-së, prejse partia opozitare është tërhequr nga qëndrimi për regjistrim aktiv të votuesve.

Dje LSDM ka propozuar rrjetëzim të të dhënave nga të gjitha institucionet, të cilat mund të zbatohen në një bazë.

Gjithashtu është propozuar kontroll i terrenit të personave të cilët nuk do të ishin në bazë. Metodologjia për kontroll plotësisht do të konfirmohej.

VMRO-DPMNE ashtu siç thotë Dimovski nuk kundërshtohet në propozimet e LSDM-së sepse duan ato të besojnë në Listën zgjedhore. LSDM thotë, me vetëdije japin propozim i cili nuk do të rezultojë me ndryshime në Listën zgjedhore. Qëndrimet e tilla të LSDM-së, sipas VMRO-DPMNE-së, nënkuptojnë pranim se lista zgjedhore edhe deri tani ka në qenë në rregull.

Në lidhje me diasporën, VMRO-DPMNE-ja, konsideron se votimi duhet të mbetet dhe të zgjidhen tre deputetë. LSDM-ja sipas partisë qeveritare propozon koncept që do të thotë se nuk ka deputetë nga diaspora me cenzus prej 90 për qind.

Nuk është dakorduar mënyra e votimit në Komisionin shtetëror zgjedhor. Sipas Dimovskit, ka propozuar model që lë hapësirë një ose dy anëtarë ta bllokojnë të gjithë procesin e vendosjes së Komisionit.

Janë akorduar 80-90 për qind e çështjeve për mediat lidhur me zgjedhjet.

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi dje ka qenë në takim në Klubin e deputetëve ku përfaqësuesve të partive politike u ka thënë se do ta tërheqë ligjin, por gjithashtu ka kërkuar dhe ka marrë përgjigje pozitive nga LSDM-ja se deri më 20 tetor do të votohet ky ligj. Xhaferi gjithashtu ka thënë edhe se përderisa nuk ndodh ajo, ai vetë do ta parashtrojë ligjin dhe se në pyetje do të sillet edhe votimi i ministrave nga opozita. Dimovski, ashtu siç tha, në takim ka potencuar se e përkrah koordinuesin e BDI-së, në lidhje me këtë ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat