Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:04

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet. Gjysma e parë e ditës do të jetë me më shumë reshje në pjesën lindore të Maqedonisë, ndërkaq në të njëjtën kohë do reshje më të rralla do të ketë në pjesën perëndimore të vendit tonë. Pasdite gjendja do të jetë gjeneralisht e kundërta, më të shpeshta reshjet do të jenë në anën perëndimore.
Gjatë mbrëmjes pritet që të ndalen reshjet, dhe të ketë zvogëlim të mjegullave para se gjithash në pjesë jugperëndimore të vendit.

Gjatë ditës së sotme temperaturat në Maqedoni do të sillen nga 9 deri më 21 gradë celsius.

Shkupi gjithashtu do të ketë gjatë tërë ditës reshje, temperaturat në Shkup do të lëvizin nga 13 deri në 21 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat