Smilevska: Ligji për ndalimin e “bombave” prish profesionin e gazetarisë

Maqedonia

Smilevska: Ligji për ndalimin e “bombave” prish profesionin e gazetarisë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:56

Milka Smilevska është raportuese e Al Xheezira nga Shkupi. Ajo mendon se me ligjin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së betonizohet cenzura në vend, mbillet frikë te secili gazetar se mund të përfundoje në burg dhe pengohet opinioni që të dijë se si sundon pushteti.


Ligji parasheh dënim prej më së paku katër vite burg për gazetarin që publikon bisedat e përgjuara ose pjesë prej tyre, ose transkripto në territorin e Republikës së Maqedonisë ose jashtë saj. Ky nen e betonizon cenzurën në vend, e mbill frikën te secili gazetar se mund të përfundoje në burg dhe e pengon opinionin për të kuptuar se si sundon pushteti, vlerësoi Smilevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat