Brukseli sot pret marrëveshje për rregullativën zgjedhore

Maqedonia

Brukseli sot pret marrëveshje për rregullativën zgjedhore

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:37

Brukseli sot pret se do të ketë marrëveshje për rregullativën zgjedhore. Ajo që afati ka kaluar për disa orë nuk është problem i madh, por sot duhet që të ketë marrëveshje.


Ky është reagimi i parë jo zyrtar që vjen nga Brukseli. Në Komisionin Evropian pritet që të arrihet marrëveshje sa më shpejtë.
“Partitë në mëngjes përsëri u ulën në tavolinë dhe bisedimet po vazhdojnë. Më e rëndësishme është që të vihet deri në konsensus dhe të gjitha palët nga bisedimet të pajtohen me atë që do të kontraktohet”, theksoi burimi i NOVA nga Brukseli.
Komisari Johanes Han me vëmendje të madhe po i ndjek ngjarjet, por sot nuk pritet reagimi i tij për zhvillimin më të ri të ngjarjeve.
Për momentin nuk ka reagim nga Brukseli as për propozim ligjin që dje e ngritën VMRO-DPMNE dhe BDI. Por, Evropa tashmë nuk e fsheh pakënaqësinë e saj nga tensionet e vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat