Mot sot me vranësira me reshje të shiut

Maqedonia

Mot sot me vranësira me reshje të shiut

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:46

Mot me vranësira me reshje të shiut dhe erë të dobët juglindore do të jetë sot në Maqedoni.

Paradite reshjet do të jenë në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa në orët e pasdites të reshura me intensitet të dobët dhe mesatar do të përhapen gjithkund.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 23 gradë Celsius.

Nesër reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në shumë vende do të bien mbi 20 litra në metër katror.

Në Shkup moti paradite do të jetë me vranësira dhe kushte për shi. Nga orët e pasdites me vranësira me shi të përkohshëm të dobët deri në mesatar dhe kryesisht erë verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 19 gradë Celsius.

Deri në fund të fundjavës festive të vazhduar vendi ynë do të jetë nën ndikim të ajrit të lagësht nga Mesdheu. Moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i freskët me reshje të përkohëshme të shiut të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në jug ku do të ndiqen me bubullima të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat