LSDM me porosi deri te nxënësit: Testimi ekstern në mot hiqet

Maqedonia

LSDM me porosi deri te nxënësit: Testimi ekstern në mot hiqet

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:01

“Përshëndetje plenar” nëse jo sivjet, atëherë vitin e ardhshëm testimi ekstern do të ndëpritet, porositën deputetët e LSDM-së deri te shkollarët e mesëm dhe filloristët, pasi që sot në ren dite në Parlament u gjet propozimi që testimi ekstern të hiqet.


Vet tema, qysh në fillimin e diskutimit parlamentar nxiti nervozë të madhe midis deputetëve. Koordinatori i LSDM-së Goran Sugareski theksoi se nga testimi ekstern nuk vuajnë vetëm të rinjtë, por edhe prindërit dhe profesorët e tyre, transmeton zhurnal.mk
Ai këtë projekt e vlerësoi si të pasuksesshëm dhe të panevojshëm dhe kërkoi nga të gjithë deputetët që t`i dilet në ndihmë fëmijëve dhe ky projekt të ndërpritet.
Përskaj kërkesave të Sugareskit, deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së Olga Najdenovska theksoi se testimi ekstern është shumë i mirë, ndërsa një pjesë nga nxënësit që kërkuan ndërprerjen e tij kanë qenë të nxitur prej grupeve politike.
Deputeti i LSDM-së Stefan Bogoev theksoi se nëse deputetët nga VMRO-DPMNE kanë kuptuar se kanë gabuar me votimin e projektit të testimit ekstern, sipas tij tani është momenti që i njëjti të ndërpritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat