"Shvercerat"- Shkup, larg Elbasan Arena, afër kombëtares

Maqedonia

"Shvercerat"- Shkup, larg Elbasan Arena, afër kombëtares

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:56

Tifozët “Shvercerat” Shkupi përmes një letre apelojnë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festës madhështore që do të mbahet në sheshin SKENDERBEU në Shkup me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Sipas Omer Bunjakut pas dy ditëve, gjegjësisht me 8 tetor në Shkup do te festohet bashkarisht fitorja historike e Shqipërisë.

“8 Tetori është dita kur shkupjanët do të dëgjohen gjithandej ku ka shqiptarë, dhe unë Omer Bunjaku në emër të Shvercerave ftoj qytetarët, fytyrat pubilke, mediat dhe gazetarët që të jenë të pranishëm atë ditë dhe njëkohësisht të festojmë së bashku për një fitore historike dhe shumë domethënëse për kombin tonë.”, theksohet në apel duke shtuar se në mungesë të biletave janë të detyruar që të qëndrojn në Shkup.

“Njëkohësisht do shfrytëzoj rastin dhe të shpreh mendimin tonë si grup ndaj ndalesës në stadium sepse si tifogrup nuk kemi bileta për këtë ndeshje. Shvercerat Shkup, për hir të interesit madhor kombëtar do respektojnë këtë vendim të shtetit dhe federatës shqiptare sepse jemi të vetëdijshëm se kjo ndeshje është më shumë se futbolli, ndaj dhe në pamundësi për të qenë në stadium do shfrytëzoj rastin të përshëndes ekipin kombëtar nga zemra e Shkupit dhe nga shpirti i shkupjanëve.”, thuhet në apelin e tifozëve “Shfercerat” nga Shkupi.

“Edhe pse me qindra kilometra jemi larg fizikisht, me mendje jemi NJË”, thonë tifozët nga Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat