Dialogu, përfaqësuesit e VMRO-së ikin tinëzisht

Maqedonia

Dialogu, përfaqësuesit e VMRO-së ikin tinëzisht

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:28

Burime të Agjencisë së lajmeve “Zhurnal”, bëjnë me dije se sot përfaqësuesit e LSDM-së, PDSH-së dhe BDI-së kanë ngelur duke pritur për më se 6 orë radhazi përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki, të cilët në mëngjes kishin kërkuar pauzë.

Edhe pse pauza është dashur të zgjasë vetëm dy orë, edhe pas gjashtë orëve të kaluara ata nuk janë kthyer në Klubin e Deputeteve. Përpara mesnate, eksperti belg Piter van Hojt, i ka telefonuar dhe ju ka dhënë afat prej 10 minutave që të kthehen dhe të vazhdojnë me bisedimet ose partitë politike do ta braktisnin takimin.

Pasi që pas dhjetë minutave Poposki dhe Todorov nuk janë kthyer në takim, përfaqësuesit e partive tjera janë larguar.
Deri në këto momente nuk ka të caktuar ndonjë takim të ri dhe nuk dihet se kur do të vazhdojnë bisedimet.

Ndryshe, katër subjektet politike kanë kohë deri nesër të merren veshtë për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Burimet brenda partive dialoguese pohojnë se sot nuk do të ketë takim të planifikuar të pjesëmarrësve në këto bisedime. Brenda ditës pritet të ketë konsultime individuale me ekspertin ndërkombëtar Piter Vanhaute, kurse nesër pritet të arrihet marrëveshja përfundimtare”.

Deri tani, nuk është mbyllur asnjëra pyetje që kontestohej mes palëve, dhe për të cilat patjetër të gjendet zgjidhje adekuate si garancion për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Partitë dialoguese deri tani kanë arritur marrëveshje vetëm për numrin e anëtarëve të KQZ-së. Tre do ti takojnë opozitës, tre pushtetit dhe tre ekspertë që do të duhet ti votojnë deputetët në Parlament.

Gjatë procesit dialogues, u paraqitën edhe kërkesa etnike siç ishte kërkesa që trupet voutese të votojnë sipas principit të votimit të dyfishtë.

Po ashtu, dilemë mbetet se cili organ do të vendos pas vërejtjeve të KQZ-së, Gjykata administrative ose ndonjë organ i ri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat