LR-PDSH e Ziadin Selës, vazhdon strukturimin në rajonin e Kërçovës

Maqedonia

LR-PDSH e Ziadin Selës, vazhdon strukturimin në rajonin e Kërçovës

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 13:26

Strukturimi i Lëvizjes për reforma në PDSH, e udhëhequr nga Ziadin Sela, dje vazhdoi në rajonin e Kërcovës, ku tzgjodhi drejtuesit e saj në nëndegën e fshatit Shitove.

Kryetari i Lëvizjes për Reforma-PDSH Ziadin Sela pasi falenderoi të pranishmit tha se zgjedhjet e këtilla brenda-partiake e demokratizojnë partinë, ndërsa shprehu edhe bindjen se zgjedhjet e ardhëshme parlamentare do të jenë historike dhe gjithë shqiptarët me votë duhet të dëshmojnë se janë pro një ndryshimi të madh politik, transmeton Drini.

“Shitova gjithnjë ka qenë mikpritës për burra të kombit andaj ne mendojmë se Ziadin Sela e meriton të pritet dhe të mbështet nga ne” u shpreh një banorë i Shitovës.

Ndryshe dje u themelua nëndegën e LR-PDSH-së në Shitovë të Kërçovës. Kryetar u zgjodh z.Gëzim Nebiu, absolvent i mjekësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat