Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve shqiptarë

Maqedonia

Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve shqiptarë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 20:32

Plicia e ka zbuluar autorët që hidhnin sprej “pips” në shkollën e mesme të Shkupit “Arsenije Jovkov”.

Policia thotë se ka identifikuar 20-vjecarin Nikolla Xhikovski si kryerës të kësaj vepre në shkollën mesme të Çairit, transmeton gazeta “Lajm”.

Ndaj tij është parashtruar kallëzim penale, njësoj sikurse edhe ndaj 16-vjecarit Antonio Toshev, që është nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë, si dhe 17-vjecarit Albin Kurtoviq. Për shokët e Xhikovskit, dihej se stërpiknin me sprej nëpër shkollë.

Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptarë, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe derdhje lotësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat