Janë hapur thuajse të gjitha çështjet nga pakoja zgjedhore

Maqedonia

Janë hapur thuajse të gjitha çështjet nga pakoja zgjedhore

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 17:54

Grupet punuese nga vikendi do të punojnë me kapacitet të forcuar për t`u arritur afrimi i qëndrimeve rreth pakos zgjedhore. Afati skadon të martën, ndërsa thuajse të gjitha çështjet janë të hapura.

Si të pastrohet lista zgjedhore dhe a është i mundur kontroll 100 përqind në terren, pasi që është e qartë se regjistrimi aktiv bie, çka do të ndodh me votimin e diasporës, ndryshimet e modelit zgjedhor, të gjithë këto përfaqësuesit e partive nënshkruese të marrëveshjes nga Përzhinos po tentojnë që ta mbyllin deri me gjashtë tetor.
Në lidhje me listën zgjedhore, nënkryetari aktual i KSHZ-së dhe ish kryetari në emisionin e mbrëmshëm në 24 Analiza, porositi se besimi në këtë periudhë në listën do të kthehet nëse KSHZ merr përsipër në tërësi azhurnimin e listës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat