Damjanovski: VMRO-DPMNE po udhëheq anti kampanjë ndaj Komunës

Maqedonia

Damjanovski: VMRO-DPMNE po udhëheq anti kampanjë ndaj Komunës

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:11

Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski e akuzoi VMRO-DPMNE-në se po udhëheq anti kampanjë kundër komunës, pas akuzave se Kumanova-gas po krijon vetëm humbje në vend se ta mbush buxhetin komunal.
Ai vlerësoi se gazifikimi është një projekt pozitiv me të cilin duhet që të krenohet edhe VMRO-DPMNE, pasi që janë përfshirë më shumë objekte, ndërtesa, shtëpi, ndërsa këtyre ditëve përfshirje do të ketë edhe shkolla fillore “Koco Racin”.
“Kam thënë disa herë deri më tani se kjo ndërmarrje publike financohet kryesisht nga komuna. Ne deri më tani nuk kemi marr donacione, e as përkrahje nga shteti edhe pse është një projekt ekologjik. Disa herë komuna kishte kërkesa për kreditim për përfundimin e rrjetit të gazifikimit dhe tentuam që të marrim pëlqim për dhënien e fletobligimeve komunale dhe nga arsye të dukshme neve nuk na u dha pëlqim në katër pesë vitet e fundit. Drejtimi i gishtit ndaj komunës dhe kësaj ndërmarrje publike nuk është me vend nga aspekti që është projekti i vetëm i këtij lloji në Maqedoni”, theksoi Damjanovski.
Damjanovski shpresoi se numri i të përfshirëve në qytet do të rritet, pasi që çmimi i gasit është 23 denar për një metër kub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat