Fëmijët grek në shkolla mësojnë për Maqedoninë

Maqedonia

Fëmijët grek në shkolla mësojnë për Maqedoninë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:10

Federata greme e profesorëve në shkollat e mesme tashmë caktoi takim me Bordin e drejtorëve të martën me qëllim që të kërkojnë nga ministria greke e arsimit korrektim urgjent të emërimit të territorit të vendit me “Maqedoni”.

“Ky është një gabim i madh që është bërë në librin e historisë për vitin e tretë në shkollë të mesme dhe nuk është identifikuar deri më tani. Kjo është hartë që tregon një pjesë të Evropës gjatë kohës së okupimit gjerman. Atëherë as që ekzistonte emri Maqedoni si opsion për këtë rajon.
Nëse nuk gaboj, atëherë Shkupi ka qenë i njohur si Serbi Jugore ose Rajoni i Vardarit. Libri është në qarkullim qysh nga viti i kaluar dhe nuk mund të kuptoj se pse deri më tani gabimi nuk është detektuar.
Në çdo rast, shënimi i emrit ‘ Maqedoni ‘ në çdo pikëpamje është e gabuar dhe ne do t`i ndërmarrim masat e nevojshme që kjo gjë të ndryshohet”, theksoi sekretari i përgjithshëm i OLME.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat