Gruevski: Maqedonia mbetet e fokusuar në anëtarësimin e saj në NATO dhe BE

Maqedonia

Gruevski: Maqedonia mbetet e fokusuar në anëtarësimin e saj në NATO dhe BE

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 23:09

“R. e Maqedonisë ngel aktor konstruktiv dhe aktiv në stabilitetin e rajonit. Synimi kryesor i Maqedonisë ngel anëtarësimi në NATO dhe BE”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në kuvendin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që prej 28 shtatorit deri më 3 shtator mbahet në Nju Jork.

“Gjithë reformat që ndodhin në Maqedoni janë në këtë frymë. Pa marrë parasysh ngjarjeve të brendshme politike, nuk duhet të ketë pengesë për përpjekjet tona. Një gjë drejtpërdrejtë ndikon ndaj shtetit tim, gjegjësisht dallimi me Greqinë apo kundërshtimi i saj ndaj emrit kushtetues të R. së Maqedonisë. Pozicioni i tyre është i njohur mirë. Ne jemi maqedonas, flasim maqedonisht dhe jetojnë në shtet e cila quhet R. e Maqedonisë. Vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë duhet të respektohet nga të gjithë anëtarët e Organizatës sepse kjo gjykatë është organizuar dhe është nën patronazhin e KB-së. Në të kundërtën, besimi në KB do të bie. Nuk është mirë të fitohet përshtypje se KB qëndrojnë dhe janë pengesë e rrugës sonë. Duhet të gjejmë zgjidhje si dy vende mike. Do t’i bëja thirrje qeverisë së re të Greqisë në frymën e raporteve të mira ndër- fqinjësore që ta zgjidhim këtë problem si fqinj, duke respektuar Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995” tha Gruevski.

Gruevski tha se në rajon ka çështje të shumta dypalëshe që nuk janë të zgjidhura edhe atë në momentet e sfidave të mëdha globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat