Maqedonia rikthen dhunën ndaj emigrantëve

Maqedonia

Maqedonia rikthen dhunën ndaj emigrantëve

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:29

Gjatë ditës së sotme, policia maqedonase shfaqet sërish duke ushtruar dhunë ndaj klandestinëve. Qindra emigrantë të bllokuar me orë të tëra në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë, ku kalimi i tyre u shndërrua në përleshje.

Vullnetarë të grupeve të ndryshme u erdhën në ndihmë klandestinëve disa prej të cilëve për shkak të temperaturave të larta e pluhurit mbytës pësuan humbje të ndjenjave.

Pamjet tregojnë policët që qëllojnë me shkopinj gome e shkelma edhe të mitur mes klandestinëve, të cilët u detyruan të prisnin edhe disa orë të tjera derisa të kalonin kufirin.

Shumë nga emigrantët arritën të thyejnë kordonin policor maqedonas gjatë natës, pasi kishin pritur me orë të tëra në anën greke të kufirit për të kryer procesin e verifikimit.

Ndërsa gjatë natës policia maqedonase u përpoq të përmbante turmën e emigrantëve por ka qenë e pamundur ti ndalonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat