Zaev ftonte shqiptarët “ta rrëzojmë Gruevskin”, por tani ku është?!

Maqedonia

Zaev ftonte shqiptarët “ta rrëzojmë Gruevskin”, por tani ku është?!

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 17:02

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev pas disa muajve ka vendosur të mos publikojë rastin më famëkeq në Maqedoni që mban emrin “Monstra” ku 5 maqedonas u vranë në mënyrën më çnjerëzore në rrethana të panjohura. Për këtë krim në mënyrë të pafajshme vuajnë dënimin me burg të përjetshëm 6 shqiptarë të Shkupit.

Këtë krim çnjerëzor të cilin me muaj të tërë e promovoi dhe e premtoi lideri i opozitës maqedonase para opinionit, këto ditë më nuk i dëgjohet zëri. Ai tashmë për këtë rast e lëshon zëdhënësin partiak, Petre Shilegov që të deklarojë se rasti “Monstra” edhe poqese publikohet nuk do të ndryshonte asgjë në Maqedoni.

“Mendoj se rasti ‘Monstra’ dhe publikimi i saj nuk do të ndryshonte asgjë. Ne I publikuam bisedat e përgjuara apo veprimet e paligjshme rreth rastit të Sopotit dhe Lube Boshkovskit, mirëpo asgjë nuk ndryshoi në aspektin juridik. Nëse do ta publikonim edhe Monstrën nuk do të ndikonte ndaj një Prokurorie të këtillë dhe ndaj një gjyqësie të këtillë në Maqedoni”, deklaroi Shilegov, transmeton Zhurnal.

LSDM-ja këtë vendim e bën publik pas marrëveshjes së nënshkruar të Përzhinos mes katër liderëve politik më 15 korrik, e cila i dha fund krizës politike, me çka partinë opozitare maqedonase e bëri pjesë të qeverisë edhe pse nuk ka mandatin e qytetarëve.

Partia e Zaevit vazhdon të manipulon opnionin me rastin “Monstra” duke e krahasuar me rastet e Lube Boshkovskit dhe atë të Sopotit. E para, gjatë rastit Monstra, 5 maqedonas u vranë ndërsa 6 shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm, ku familjarët maqedonas dhe ato shqiptarë dëshirojnë të dinë të vërtetën pasi 5 të rinj u ekzekutuan, ndërsa shqiptarët deri në frymën e fundit do të jetojnë pas grilave.

E gjithë kjo situatë është e qartë për opinionin andaj edhe lideri i opozitës Zoran Zaev përfundimisht duhet të kërkojë falje para shqiptarëve të cilët disa muaj i mbajti nën ethe dhe tension se do të shpalosë të gjithë të vërtetën që posedon për rastin “Monstra”.

Zaev jo vetëm shqiptarëve por ka përgjegjësi të madhe edhe ndaj familjarëve maqedonas ku më të dashurit e tyre nuk i kanë më në mesin e të gjallëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat