LSDM: Të hiqet testi ekstern dhe të rritet paga minimale

Maqedonia

LSDM: Të hiqet testi ekstern dhe të rritet paga minimale

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:47

Heqje të testimit ekstern, rritje të pagës minimale në 11.000 denarë dhe përmirësimin e harxhimit transparent të buxhetit të R.M.-së, kanë kërkuar sot deputetët e LSDM-së. Ndryshimet ligjore të gjithsej 5 ligjeve tanimë janë dorëzuar për procedurë dhe siç ka thënë koordinatori Goran Sugarevski, presin të marrin përkrahje nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sepse me këto ndryshime do të përmirësohet jeta e qytetarëve.

“Me projektin për testim ekstern fëmijët, pa nevojë preokupohen nga stresi i cili ndikon në gjendjen emocionale të tyre dhe sipas kësaj mund të kenë pasoja afatgjata. Me rritjen e pagës minimale nga 9.590 në 11.ooo denarë, do të përmirësohet standardi i qytetarëve me të ardhura më të ulëta në shtet” ka thënë Sugarevski.

Me ndryshimet e Ligjit për Buxhet, duhet të përmirësohet transparenca e buxhetit, pra të mos ketë harxhime të fshehura, sepse kjo mundëson shprehje korruptive të pushtetarëve.
“Sipas llogarive, për t’u rritur paga minimale duhen para sa për “Rrotën Panoramike”, kështu që nuk ka arsyetim që ky propozim të mos pranohet”, ka thënë Sugarevski.

Ai ka lajmëruar se koalicioni opozitar në çdo tre javë do të dorëzojë ndryshime ligjore të cilat dalin nga problemet e qytetarëve, të cilat deputetëve u janë cekur gjatë takimeve në periudhën e kaluar, njofton Plusinfo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat