Spasovski: Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund t`i ikin drejtësisë

Maqedonia

Spasovski: Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund t`i ikin drejtësisë

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:20

Nikolla Gruevski me kërkesë që të ndahen materialet nga bisedat e përgjuara e pranoi fajin e tij për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të vendit.

Nëntë muaj e gënjeu opinionin se bisedat e përgjuara që e treguan krimin e tij janë të montuara.

Dje ai e vërtetoi përmbajtjen e materialeve të përgjuara, dëshmive dhe dokumenteve në projektin “E vërteta për Maqedoninë”, deklaroi Oliver Spasovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

“ Doli në pah frika më e madhe e Nikolla Gruevskit dhe kjo gjë është përballja me akuzat. Vendimi i djeshëm i Gjykatës themelore Shkupi 1 është jo ligjore.

Gjykata nuk ka të drejt që të veproj me kërkesë të Nikolla Gruevskit dhe të dyshuarve tjerë për ndarjen e këtyre dëshmive në këtë fazë të procedurës. Instanca më e lartë gjyqësore është e obliguar që të sjell vendime për ndërprerjen e vendimeve të këtilla jo ligjore të gjykatësit në procedurë paraprake hetuese.

Gjykatësi që e pengon drejtësinë dhe i ndihmon të akuzuarit në procedurë penale nga krimi i organizuar, sipas praktikës ndërkombëtare gjyqësore dënohet me dënimin më të lartë se i akuzuari.

Me presionin e djeshëm ndaj gjykatave Nikolla Gruevski e tregoi tentimin e tij për thyerjen e marrëveshjes. Gruevski nuk mund t`i ikë obligimeve nga marrëveshja.

Ky skandal vetëm e vërtetoi patjetërsueshmërinë e prokurorit special.

Ai duhet të zgjedh. Materialet nga bisedat e përgjuara të janë lëndë e prokurorit special. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund t`i ikin drejtësisë”, deklaroi Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat