Poposki u takua me sekretarin shtetëror francez për çështje evropiane

Maqedonia

Poposki u takua me sekretarin shtetëror francez për çështje evropiane

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:41

Sekretari shtetëror për çështje evropiane të Francës, Harlem Dezir në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki e ka theksuar mbështetjen franceze ndaj integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se beson në perspektivën e saj evropiane.

Në takim, siç kumtoi MPJ-ja, është biseduar për zhvillimin e gjendjeve të brendshme politike në Republikën e Maqedonisë, përmbushjen e prioriteteve reformuese urgjente, si dhe për krizën e migrantëve me të cilën po përballet Evropa.

Ministri Poposki e ka theksuar gatishmërinë e të gjithë aktorëve politikë për zbatimin e suksesshëm të reformave prioritare dhe dialogun politik dhe i ka riafirmuar qëndrimet e Maqedonisë për kredibilitetin e politikës evropiane të zgjerimit.

Vizita njëditore e Dezirit, siç qëndron në kumtesën e MPJ-së, shfrytëzohet edhe për shqyrtimin e statusit të marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë dhe Francës, me theks për intensifikimin e dialogut politik dhe zhvillimit të marrëdhënieve franko-maqedonase përmes nxitjes së bashkëpunimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat