Geroski: Aktiviteti i radhës i gjykatave të Gruevskit do të jetë arrestimi i Zoran Zaevit

Maqedonia

Geroski: Aktiviteti i radhës i gjykatave të Gruevskit do të jetë arrestimi i Zoran Zaevit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:57

Branko Geroski në profilin e tij në Facebook komentoi vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku sipas tij tash pritet edhe vendimi për arrestimin e Zoran Zaevit.

“ Aksioni i radhës i ‘gjyqësisë së pavarur’ të Nikolla Gruevskit do të jetë, arrestimi i Zoran Zaevit. Pres që në seancën e ardhshme gjyqësore për rastin Puc me 7 shtator që Gjykata të sjell vendim që Zaevi të arrestohet, dhe ashtu si qëndrojnë punët deri më tani, nuk do të befasohem nëse ai vendim realizohet në vepër.

Ka vetëm një mënyrë për t`u ndaluar kjo sjellje nënçmuese ndaj opozitës dhe kjo thyerje e të gjitha marrëveshjeve. E dini edhe vet se cila është ajo mënyrë. Më falni djem, nuk ka mënyrë tjetër”, shkroi Geroski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat