Edhe Zaev demantoi takimin me Ahmetin dhe bisedën për prokurorin

Maqedonia

Edhe Zaev demantoi takimin me Ahmetin dhe bisedën për prokurorin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:30

Lideri i opozitës maqedonase Zaev dje i përgënjeshtroi edhe zërat për takime të fshehta me përfaqësues qeveritarë, ku sipas disa mediave i është kërkuar marrëveshje që prokurori publik të mos ngrejë akuza deri në zgjedhje.

Zaev tha se oferta të tilla janë të panegociushme dhe se pret që deri në fund të vitit, prokurorit special të ngritë padi për funksionarët e përfshirë në krime dhe shpërdorime.

Ky lajm që buroi nga po i njejti portal dje që botoi i pari edhe anketën e rrejshme të IRI flet për tendencën e hapur të këtij portali fantom për të shpërndar dezinformata për qëllime të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat