Zyrtare: IRI Demanton se ka bërë anketë të re

Maqedonia

Zyrtare: IRI Demanton se ka bërë anketë të re

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:51

Institutit amerikan IRI ka konfirmuar për Zhurnal se një anketë e cila qarkulloi sot në disa mediume nuk është realizuar nga IRI. Andaj nga IRI-i kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet në emër të tyre.

“Lidhur me pyetjen për anketën e fundit nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) në Maqedoni, unë do të doja të ju informoj se hulumtimi i fundit i opinionit publik në Maqedoni, IRI e ka kryer në periudhën prej 6 deri 15 qershor të 2015 dhe është publikuar edhe në faqen e internetit http://www.iri.org/resource/iri-poll-macedonians-concerned-about-economy-political-stability-support-representative. Që atëherë, IRI nuk ka kryer ndonjë studim tjetër në Maqedoni”, deklaroi drejtoresha e IRI-it në Maqedoni, Ilina Mangova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat