Shkolla Wilson fillon me vitin e ri shkollor

Maqedonia

Shkolla Wilson fillon me vitin e ri shkollor

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:34

Sot shkolla Wilson në mënyrë solemne hapi dyert për të shënuar fillimin e vitit të ri shkollor.

Këtë ditë solemne e madhështuan nxënësit aktual si dhe nxënësit e rinj të cilët nga ky shtator na u bashkëngjitën rrugëtimit tone së bashku me familjarët, stafin, miqtë dhe partnerët për të filluar në mënyrë sa më të suksesshme vitin e ri shkollor

Shkolla Wilson shprehet e kënaqur me rritjen e numrit të nxënësve të regjistruar (afër 40%) dhe njëkohësisht falënderon të gjithë prindët për besimin e dhënë duke vlerësuar punën tonë të deritanishmë, që për të gjithë stafin dhe administratën e shkollës paraqet motiv shtesë për të vazhduar punën e palodhshme, implementimin e risive dhe metodologjisë së re në arsim, ku këtë vit ekskluzivisht në shkollën Wilson përveç tjerash do të implementohet programi i ri për edukim financiar dhe gjuha gjermane si obligatore nga klasa e parë deri në vit të katërt të shkollës së mesme, pa mos harruar këtu që gjuha angleze në Wilson është gjuhë zyrtare e komunikimit dhe mësim-dhënies që nga themelimi i saj.

Shkolla Wilson u deshiron shëndet dhe sukses të gjithë nxënësve nëvitin e ri shkollor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat