Qyteti i Shkupit do të harxhoj plus 3 milion euro për Shtëpinë e qytetit

Maqedonia

Qyteti i Shkupit do të harxhoj plus 3 milion euro për Shtëpinë e qytetit

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:57

Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski do të harxhoj 3.165.000 euro shtesë për ndërtimin e Shtëpisë së qytetit në Kala, objekt që është i dedikuar për administratën e Qytetit të Shkupit.

Ndërtimi i këtij objekti barok nisi në vitin 2011 por punimet kryheshin ngadalë, pasi që ndërtesa është larg pamjes finale.

Kur u vendos gur themeli u paralajmërua se objekti do të kushtoje 14.6 milion euro, ndërsa për ndërtimin e objektit u obligua kompania Beton Shkup. Megjithatë, para disa kohësh qyteti vendosi se janë të nevojshme mjete shtesë, për shkak të së cilës është kontraktuar me firmën, pa shpallje publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat