Demiri: Gruevski do t’i manipuloj zgjedhjet e vitit 2016, faktori ndërkombëtar në panik!

Maqedonia

Demiri: Gruevski do t’i manipuloj zgjedhjet e vitit 2016, faktori ndërkombëtar në panik!

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:53

Maqedonia në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill të vitit 2016-të mund të përjetojë fatin e Shqipërisë. Në Shqipëri para disa muajsh fitoi bindshëm Partia Socialiste e Edi Ramës.

Dyshohet se zgjedhjet në Shqipëri u fituan nga Rama me shit-blerjen e votës dhe presionit të madh të vvotuesve.

Analistët janë të mendimit se i njëjti skenar mund të ndodh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni. Në vendin tone, VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit kontrollon afër 300 mijë pensionistë si dhe mbi 100 mijë administrator dhe disa mijëra bujq.

Analisti politik Alajdin Demiri vlerëson se nuk përjashtohet mundësia që Gruevski përsëri të tentojë të bëjë manipulimin e zgjedhjeve përmes presioneve që i bënte partia e tij VMRO-DPMNE-ja në ciklet e fundit zgjedhore.

“Gjithsesi se nuk përjashtohet mundësia që Gruevski sërish të bëjë përpjekje për të manipuluar procesin zgjedhor. Lëvizjet e fundit kërkojnë tërheqje ose rënie të qeverisë së Gruevskit dhe formimin e qeverisë teknike. Mirëpo, i vetëdijshëm për pozitën e vet Gruevski kalon në kundër-ofensivë duke akuzuar opozitën për rrënim të pushtetit, për puç, për fabrikim të ‘bombave’, falsifikim të dhënave dhe në këtë mënyrë ai blen kohë. Inkuadrimi i BE-së, inkuadrimi në një mënyrë i SHBA-ve në zgjidhjen e krizës detyruan aktorët politik, sidomos VMRO-në të bëjë lëshime. Tash me iniciativën për reforma rrallë kush e kupton se çfarë reformash mund të bëjë Gruevski”, deklaroi për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

Sipas tij, ideja elementare është që të mos krijohet qeveri teknike por të krijohet një miks, i cili mund të ngjajë por edhe mund të mos ngjajë, mund të jetë qeveri e shpëtimit me ministra të partive politike. Ai thotë se qeveri pa Gruevskin do të bëhet 4 muaj para zgjedhjeve.

Demiri vlerëson se ndoshta kjo nuk është e mjaftueshme për demokratizim të vërtetë të Maqedonisë, por emërimi i prokurorit special do të jetë një hap i rëndësishëm për zbardhjen e vërtetë të krimit dhe uljen në bankën e të akuzuarve të të gjithë aktorëve të krimit dhe krijimin e kushteve normale për zgjedhjet e ardhshme që janë paraparë në prill 2016.

Ndryshe, organizimi politik në Maqedoni në baza fisnore dhe grupeve të interest.
Qytetarët për vetëm një vend pune e presin mbi dhjetë vite me shpresë se partia do t’iu gjejë një vend pune. Shumë biznesmenë të afërt me partinë politike kanë një numër të madh të punëtorëve të cilët edhe i shfrytëzojnë si trup votues.

Poashtu këta punëtorë kanë familje të mëdha ku mund të ndikojnë që të votojnë një poarti politike. Një pjesë e biznesit frikësohet nga hakmarrja e pushtetit andaj edhe janë shumë të kujdesshëm dhe në të shumtën e rasteve ata votojnë partitë fituese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat