Ruzhin: Berlini është zhgënjyer nga Gruevski

Maqedonia

Ruzhin: Berlini është zhgënjyer nga Gruevski

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 16:04

Profesori universitar Nano Ruzhin në shkrimin e tij të fundit analizon rrolin e Ballkanit Perëndimor në politikat globale dhe tentimin e Berlinit për ta anëtarësuar këtë pjesë të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

“ Kancelarja Angela Merkel para një viti e inicoi procesin e Berlinit, ndërsa në takimin e përfunduar me liderët e Ballkanit perëndimor në Vjenë, ajo e imponoi rrolin e një lideri absolut në BE.

Dha vizionin e rrugëve evropiane për rajonin, i paralajmëroi ato që janë duke vonuar ose ikur nga reformat dhe e bëri të qartë se në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë dy grupe të shteteve që po ecin me shpejtësi të ndryshme drejtë anëtarësimit në BE.

Tregoi simpati për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi dhe rezerva diplomatike për Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë.

Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç ishin yje të ngjarjes, përderisa Thaçi dhe Gruevski me një ardhmëri të dyshimtë politike.

Zhgënjimi më i madh për Berlinin është strategjia kriminale dhe anti demokratike e Gruevskit i cili veproi si gjermani i humbur në sallën barok në Vjenë, e cila as për së afërmi nuk është e ngjashme me barokun e Shkupit. Kuptohet, pozicionet e Gruevskit janë të destabilizuara tërësisht, njëjtë si ato të Maqedonisë”, shkroi Ruzhin, transmeton zhurnal.mk

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat