Ilir Meta në Maqedoni, i ftuar në dasmën e djemëve të Thaçit

Maqedonia

Ilir Meta në Maqedoni, i ftuar në dasmën e djemëve të Thaçit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 18:36

Kryetari i Kuvendi Ilir Meta ka udhëtuar për në Maqedoni, për të marrë pjesë në gëzimin familjar të kryetarit të BDSH-së Menduh Thaçi, i cili organoizon këtë fundjavë dasmën e dy djemve të tij.

Miqësia mes Metës dhe Thaçit është tepër e njohur tashmë.

Përpara disa javësh, kreu i partisë shqiptare opozitare në Maqedoni, kaloi disa ditë pushimi në bregdetin jonian dhe konkretisht në Jalë së bashku me Metën.

Edhe gjatë skandalit të përgjimeve në Maqedoni, dilte një bisedë telefonike mes Thaçit dhe Metës, ku shqiptari i Maqedonisë e ftonte kryetarin e LSI-së në një event dhe ky i fundit i përgjigje me shumë kortezi, se do të linte çdo punë tjetër për të qenë i pranishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat