Një pjesë e pensionistëve nga Manastiri nuk po i marrin pensionet me kohë

Maqedonia

Një pjesë e pensionistëve nga Manastiri nuk po i marrin pensionet me kohë

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 15:55

Të tregojnë se janë gjallë, Fondi për sigurim shëndetësor dhe pensional ka kërkuar nga shumica e pensionistëve të Manastirit, midis të cilëve edhe fëmijëve shfrytëzues të pensionit familjar nga prindërit e vdekur.

Disa prej tyre ankohen se edhe disa muaj pas vendosjes së vërtetimit për jetë, nuk marrin pension. Sofija Georgieva nga Manastiri, vërtetimin se gjyshja e saj 80 vjeçare është gjallë, e ka dërguar në maj, por pensioni ende nuk ka arritur.

“ Dy muaj nuk ka marr pension, ndërsa dje kur isha në Fondin pensional më thanë se ende qëndron e ngrirë, kështu që edhe tani në shtator nuk do të marr pensionin për muajin gusht. Këtu nuk dinë asgjë të na kthejnë përgjigje, dhe për këtë arsye vendosëm që të ankohemi, të dëgjohet kjo gjë në opinion, pasi që nuk jemi vetëm ne, por ka rreth pesëdhjetë raste tjera të ngjashme”, deklaroi Sofija Georgieva.

Me problemin e njëjtë përballet edhe pensionisti Peco Jankovski i cili është invalid, ndërsa pensionin e ka si burimin e vetëm të ekzistencës. Familjarët e tij janë të revoltuar që për çdo ditë trokasin në derën ë Fondit, por pensioni për Pecon ende nuk ka arritur.

“ Morëm letër se duhet të dërgojmë një vërtetim për jetë. Vërtetimin e dërguam dy herë në Fond, por pension nuk morëm tashmë qe tri muaj”, deklaroi Biljana Jankovska, familjare e Peco Jankovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat