Ivanov për liderët e rinj ndan certifikata

Maqedonia

Ivanov për liderët e rinj ndan certifikata

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:53

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ketë fjalim në mbylljen solemne të Shkollës së gjashtë për liderë të rinj, njofton MIA. Pjesëmarrësve të shkollës, Ivanov do t’u ndajë certifikata për pjesëmarrje dhe përfundim të suksesshëm të trajnimit intensiv dhjetëditor për liderë.

Në shkollën e sivjetme, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, morën pjesë 20 ligjërues me renome nga institucione arsimore me renome dhe profesionale nga Maqedonia, Evropa, SHBA­ja, Izraeli dhe Maroku, të cilët ua transmetuan përvojat e pikëpamjet e tyre për lidershipin 44 pjesëmarrësve të shkollës.

Midis ligjëruesve të Shkollës së gjashtë për liderë të rinj ishin ish­presidenti bullgar Petar Stojanov, ish­nënkryetari i KE­së dhe ish­ministër i Punëve të Jashtme i Italisë Franko Fratini, drejtori i përgjithshëm i Institutit mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare ­ EGMONT Mark Ote, drejtori i përgjithshëm i Organizatës islamike arismore, shkencore dhe kulturore “ISESKO” Abdylazis Otman Altvaijri, anëtari i Komitetit ekzekutiv i Komisionit trilateral dhe kryetar i organizatës “East West Bridge” Jovan Kovaçiç, drejtori i Institutit evropian të Fondit për studime amerikane, Metju Kvasiborski dhe të tjerë.

Programi i shkollës, që mbahet me iniciativë të presidentit Ivanov, përfshin ligjerata dhe trajnime në sferat e liderhsipit dhe menaxhmentit nga ana e mysafirëve dhe ligjëruesve eminentë nga institucione arsimore me renome dhe profesionale, menaxhment­simulacione dhe ushtrime praktike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat