Shqiptarët morrën thikë pas shpine nga Zaevi,premtimet për Monstrën dhe politikanët u harruan!

Maqedonia

Shqiptarët morrën thikë pas shpine nga Zaevi,premtimet për Monstrën dhe politikanët u harruan!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:34

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev mbaroi misionin e vet. LSDM-në e faktorizoi në pushtet që do t’i merr disa ministri dhe prokurorin special, ndërsa shqiptarët i shfrytëzoi vetëm si publik për brohoritje. Zaev me javë më askund nuk përmend rastin Monstra dhe nuk del në opinion.

Ai me këtë po tallet me ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë. Besimi dhe respekti ndaj Zaevit ka rënë në mënyrë drastike tek qytetarët shqiptarët ku tanimë një pjesë e madhe me rezerva i marrin premtimet e tij se do të publikojë materialet të cilët do të ndriçojnë rastin famëkeq “Monstra”, shkruan Zhurnal.

Premtimi i Zaevit më shumë se tre muaj është se do të publikojë rastin “Monstra” mirëpo në realitet nuk po ndodh asgjë. Ky premtim dhe mosrealizim i tij po shkakton një zhgënjim të madh dhe padurim tek popullata shqiptare në Maqedoni.

Besimi ndaj Zaevit çdo ditë e më shumë po shënon rënie andaj edhe Zaev e ka tepër rëndë që të kthejë besimin tek shqiptarët të cilët në fillim të publikimit të bombave i dhanë mbështetje të parezervë, madje filloi një grup i konsiderueshëm i shqiptarëve të anëtarësohen në LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat