Qytetarër frikësohen për furnizimin me dru, depot private të shtrenjta

Maqedonia

Qytetarër frikësohen për furnizimin me dru, depot private të shtrenjta

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 17:15

Në mesin e qytetarëve të cilët kanë planifikuar të ngrohen me dru këtë dimër ekziston panik. Siç thonë ata, me ditë shëtisin nëpër depot për dru, por hasin ose në depo boshe ose me sasitë janë të kufizuara. Qytetarët, thonë se edhe pse këtë vit çmimi për një metër kub dru është më shtrenjtë se vitin e kaluar.
"Isha në disa depo, por nuk ka dru. Depot janë të zbrazëta, por thanë se nesër do të ketë, nuk dihet ende se me çfarë çmimi do të shiten. Këtë vit furnizimi është i dobët, janë shtrenjtuar shumë dhe duhet të bëhet përllogaritje nëse kam llogari të ngrohem me dru ose me rrymë. ", deklaroi një qytetar.
"Këtu diku është çmimi, nuk më kujtohet sa i bleva drutë vitin e kaluar.", tha një qytetare.
"Drutë janë shtrenjtë, tmerrësisht shtrenjtë. Më pak do të hamë, por dru duhet blerë. Ja tani do të blejë dy metra, kurse muajin e ardhshëm edhe një metër. ", deklaroi një qytetare tjetër.
Nga depot private thonë se dru do të ketë dhe se presin import të tyre nga Serbia dhe Shqipëria, me çka pritet të stabilizohet situata dhe përmbushja e nevojave për sasitë e kërkuara.
"Kërkesa është e lartë. Dru ka, pritet legalisht dhe gjithçka është në rregull. Mos kenë frikë qytetarët, pasi dru do të ketë. ", deklaroi një pronar depoje.
Për të kapërcyer problemin dje u kyç edhe Qeveria duke marrë parasysh të gjitha opsionet e mundshme për të kapërcyer këtë situatë. Nga ‘Pyjet e Maqedonisë’ gjendjen ndërsa kërkuan ndihmë nga qeveria në makineri dhe makina terreni që të jenë në gjendje në kohë ti furnizojnë qytetarët me dru zjarri.
"Fakt është se ka një rritje të kërkesës për dru tek ne. Disa njerëz që nuk kanë të nënshkruara kontrata tani duan të marrin dru, dhe këtu lind problemi, pra në këtë moment nuk kemi dru mjaftueshëm. Këtë situatë e zgjidhim me intensifikimin e prerjes dhe bëjmë përpjekje maksimale që të rritet prodhimi dhe shitja. Deri në vitin e kaluar, nuk kishte situatë të tillë dhe këtë vit do të ketë prodhim më të lartë dhe shitje më të lartë të druve", theksoi Zharko Karaxhovski - Drejtor i Pyjeve të Maqedonisë.
Në "Pyjet e Maqedonisë" 1 metër kub dru ah shitet për 2,370 denarë ndërsa dushku për 2,450 denarë. Me transport ahu kushton 2500 denarë, ndërsa dushku 2,600 denarë për një metër kub. Në depot private ahu shitet për 3600 denarë dhe dushku për 3700 denarë me prerje dhe transport./alsat m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat