Ja si është situata aktuale në fshatrat e Tetovës!

Maqedonia

Ja si është situata aktuale në fshatrat e Tetovës!

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:10

Rruga e Banjës

Është pastruar plotësisht pjesa fillestare deri në pjesen mbi hidrocentralin e EVN Maqedoni. 300 metra nga fillimi i rruges nje pjese e rruges eshte e demtuar dhe e shembur. 17 automjete jane bllokuar ne pjesen e siperme te rruges, kurse njerezit jane evakuuar nga zona e rrezikut.

Reçica e Madhe

Kjo është një ndër zonat më të goditura nga reshjet e sotme, ku me rastin e inpesktimeve nga vendi i ngjarjes ku 3 lagje jane te blokuara nga gurrët e medhenjë që janë sjellur nga vershimet e ujit. Ekipet e EVN po punojnë në teren dhe për një kohë të shkurtër pritet kthimi i rrymës elektrike në fshat. Shumë shtëpi kanë edhe dëme materiale me çrast do të formohet edhe komisioni qeveritar i cili do të bëjë inspektimin si dhe dëmshpërblimin e dëmtimeve të pronave të qytetarëve të kësaj ane. Për momentin edhe pse flitet, nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ende nuk kemi konfirmim zyrtar për humbje në njerëz.

Fshati Shipkovicë

Edhe në këtë zonë ka dëmtime të mëdha nga rreshjet e shiut. Pjesa e rrugës që shpie në qendër të fshatit është e zhbllokuar dhe pritet që gjatë natës ekipet punuese me mehanizimin përkatës të vazhdojnë me pastrimin e rrugës e cila shpie në fshatin Brodec. Për momentin gjithashtu po dergohen ndihma në ujë të pijshëm dhe ushqim si dhe qirinjë, pasiqë nga EVN na informuan se kjo pjesë e komunës brenda natës do të mbetet pa energji elektrike. Informatat nga tereni flasin për dëme të mëdha materiale.

Shtabi i Emergjences i formuar nga Komuna e Tetovës po vëzhgon me virgjilence situatën në vendet e rezikuara andaj edhe apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gadishmëri duke ndihmuar të gjithë ata që në këtë situatë kanë nevojë për ndihmë !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat