Kë deshi të vrasë snajperistit në Shkup, politikan, biznesmen apo të huaj!?

Maqedonia

Kë deshi të vrasë snajperistit në Shkup, politikan, biznesmen apo të huaj!?

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:32

Atentat apo vrasje me pagesë, ka qenë plumbi i cili është shkrepur në qendër të Shkupit ku të shtunën pasdite rreth orës 17.00 në restoranin La Terraza ka lënë të plagosur gruan shqiptare dhe ka frikësuar tej mase mbesat dhe vajzën e saj.

Në opinion është ngritur dyshimi se si është e mundur që plumbi të shkrepet në qendër të Shkupit edhe atë afër Parlamentit dhe Qeverisë. Por, më e keqja është se incidenti ku ka ndodhur është i rrethuar nga të gjitha anët me godina të larta që nënkupton se plumbi mund të ishte shkrepur nga ndonjë banesë përreth.

Jozyrtarisht mësohet se plumbi ka qenë i destinuar për të vrarë ndonjë person tjetër, por ka qëlluar gabimisht në krahun e gruas shqiptare. Mediat maqedonase e heshtin këtë incident të rëndë pasi në kryeqendër të Maqedonisë aq lehtë të shkrepet plumbi ka qenë e paimagjinueshme pasi një tentativë e tillë për vrasje nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani.

Tragjedisë nga vdekja mrekullisht i ka shpëtuar Nerxhivane Siriniqi 68 vjeçe nga Shkupi e cila në momentin kritik ka ngrënë drekë me vajzën dhe mbesat e saj të cilët kishin ardhur nga Amerika.

Nga shkrepja e plumbit mbeti e plagosur në krah znj. Siriniqi e cila menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit dhe I është nënshtruar operacionit. Momentalisht ajo gjendet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarjen për Zhurnal e konfirmoi djali i viktimës Gëzim Siriniqi i cili ishte tronditur tej mase nga incidenti i fundit që mund të kishte pasoja fatale. Sipas tij, plumbi kishte kaluar mbi kokën e mbesës së tij dhe kishte qëlluar nënën.

“Viktima e plagosur është nëna ime, Nerxhivane Siriniqi 68 vjecare nga Shkupi. Fatmirësisht plumbi i kishte kaluar mbi kokë mbesës sime 17 vjecare, që ka ardhur nga Amerika për pushime dhe ka goditur nënën time në krah”, ka deklaruar, Gëzim Siriniqi.

Nga ana tjetër incidentin e konfirmoi edhe zëdhënsja e policisë për Qytetin e Shkupit, Liza Bendevska. Sipas saj, policia ende nuk ka informata se kush ka shkrepur plumbin, por ka bërë ekspertizën e duhur për të kapur autorin e mundshëm.

“Me gruan N.S(68) nga Shkupi gjatë bisedës ajo ka deklaruar se rreth orës 17.00 deri sa ka qëndruar në një restorant në rrugën “11 Tetori” në qendër të Shkupit ka vërejtur se ka plag dhe mënjëher ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sektori për Punë të Brendshem ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë ekspertizën e duhur për të kapuar autorin”, ka deklaruar pas incidentit zëdhënësja e policisë për Qytetin e Shkupit, Liza Bendevska.

Mirëpo, Gëzim Siriniqi deklaron edhe një fakt më tronditës ku ai në kontakt me policinë ka marrë informatë se plumbi është shjkrepur me silenciator armës (shuarës zhurmash).

Incidenti i të shtunës ka ndodhur në njërin prej restoraneve më prestigjioze La Terazza dhe është prej restoraneve më të frekuentuar nga biznesmenë, politikanë dhe personalitete tjera të jetës publike.

Ndryshe, ky incident dëshmon edhe njëherë se siguria e qytetarëvë në Qendër të Shkupit është nën nivelin e duhur andaj edhe apelohen qytetarët shqiptarë që të kenë kujdes së në cilin restoran qëndrojnë me shoqërinë apo të afërmit e tyre për shkak se mund që jetë cak i gabuar i sulmeve, shkruan Zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat